Digjet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdarit.
Burime të afërta të Gazetës Shneta kanë konfirmuar se sot ka ndodhur një shpërthim në veturën e Hajdarit.
Kujtojmë se Hajdari ka kandiduar për pozitën e drejtorit në konkursin e fundit për drejtor të QKUK-së.
Për detaje të mëtejshme, Gazeta Shneta do t’ju mbajë të informuar. /Gazeta Shneta/




