Egzon Azemi, shef i kabinetit të ministrit në detyrë Arben Vitia, e ka quajtur sulm kriminal shpërthimin në veturën e ud.drejtorit të QKUK-së Osman Hajdari.
“Vetura e Drejtorit të QKUK-së sot u sulmua me eksploziv nga kriminelë të paguar e të mirë trajnuar për sulme të tilla. Ky sulm kriminal është dëshmi se grupeve kriminale në sistemin publik shëndetësor u është ndal dhe po u ndalet hajnia. Përmes këtyre metodave tentojnë të frikësojnë, por siç tha edhe Drejtori Osman Hajdari ata një gjë nuk e kuptojnë, se edhe nëse na eliminojnë, prap do te ketë Osmana. Koha e krimit ka mbaruar. Shëndetësia publike do të forcohet, ata që janë mësuar të blejnë e të shiten do dalin para drejtësisë, heret a vonë, ne çfarëdo forme”, ka deklaruar Azemi.
Vetura e Hajdarit shpërtheu sot në parkingun e administratës qendrore të SHSKUK-së rreth orës 10:00 të paraditës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Njësitet e hetimeve përfshirë edhe ekipën anti-bombë e kanë ekzaminuar veturën dhe e njëjta është tërhequr nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Shneta/




