Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni Evropian dënon hapin e parë të SHBA-së drejt tarifave për barnat

Lajme 05/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Evropian ka kritikuar një hetim të fundit nga SHBA për importet farmaceutike, duke e cilësuar si një hap të pajustifikuar drejt vendosjes së mundshme të tarifave që mund të dëmtojnë sistemet shëndetësore si në Evropë ashtu edhe në Amerikë.

Në fillim të këtij muaji, administrata Trump nisi një hetim mbi importet farmaceutike bazuar në Nenin 232 të Ligjit për Zgjerimin e Tregtisë të vitit 1962, i cili lejon vendosjen e tarifave ndaj importeve që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Megjithëse tarifat ende nuk janë zbatuar, zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se hetimi është një pararendës i një veprimi tregtar, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

“Nuk pajtohemi me këtë hetim,” tha Elena Kamilarova, zyrtare për tregtinë në Komisionin Evropian, gjatë një eventi në Bruksel. “[Nuk pajtohemi] as me mjetin e përdorur dhe as me vetë konceptin, pra me idenë se importet e barnave mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.”

Kompanitë farmaceutike nga të dyja anët e Atlantikut kanë shprehur shqetësim për pasojat e mundshme të tarifave amerikane, duke paralajmëruar rritje të çmimeve të barnave dhe ndërprerje të zinxhirëve global të furnizimit.

Këto shqetësime janë veçanërisht të theksuara për Irlandën, ku ndodhen kapacitete të mëdha prodhuese të kompanive amerikane si Pfizer, Johnson & Johnson dhe Eli Lilly.

Gjermani, Belgjika dhe Danimarka janë gjithashtu eksportues kyç.

Në vitin 2024, barnat ishin eksporti më i madh i BE-së drejt SHBA-së, me një vlerë prej 127 miliardë dollarësh (117 miliardë euro), shifër që tashmë rrezikohet për shkak të hetimit në vazhdim. Furnizimi me barna është në rrezik ndërprerjeje, me pasoja potencialisht serioze për pacientët dhe bizneset.

Edhe Thibaut L’Ortye nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në BE shprehu shqetësim për hetimin, duke thënë se nisja e tij nuk gëzon mbështetjen e bizneseve amerikane dhe mund të tensionojë më tej marrëdhëniet tregtare transatlantike.

BE-ja ka paralajmëruar se çdo lëvizje drejt tarifave mund të dëmtojë qasjen në barnat thelbësore, të shkaktojë mungesa dhe të rrisë kostot e kujdesit shëndetësor në të dy kontinentet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBarnat për humbje peshe si Wegovy mund të ndihmojnë në trajtimin e një sëmundjeje serioze të mëlçisë
Artikulli i rradhës 5 analiza gjaku pak të njohura që mund t’ju shpëtojnë jetën

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.