Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka shprehur indinjatën për rastin e shpërthimit të veturës së ud.drejtorit të QKUK-së Osman Hajdari.
Kryesuesi i Bordit Dren Boshnjaku në mbledhjen e 70-të të këtij organi ka kërkuar nga menaxhmenti që të marr masa për sigurinë e punëtorëve të institucionit dhe mjeteve të tyre, shkruan Gazeta Shneta.
“E shpreh indinjatën për dëmtimin e veturës së ud. Drejtorit të QKUK-së Osman Hajdari. Jemi të interesuar që organet ta zbardhin si rast dhe kërkojmë nga SHSKUK që siguria ve punëtorëve dhe mjeteve të tyre transportit të jetë në nivel. Rastet e tilla janë të përsëritura dhe është momenti i fundit që të merren masa që të mos përsëriten raste të tilla”, ka deklaruar Boshnjaku.
Në këtë mbledhje kanë raportuar drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi dhe drejtoresha e Spitalit të Prizrenit Narqize Arenliu. Kjo e fundit ka përmendur disa shërbime të cilat kanë përmirësuar performancën në tre mujorin e parë të këtij viti.
Në Bord poashtu janë prezantuar edhe disa targete që sipas Boshnjakut janë vendosur për vitin 2025 për spitalet e përgjithshme. /Gazeta Shneta/




