Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta mesdhetare ul rrezikun e depresionit tek gratë e moshuara

Femina 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se ndjekja rigoroze e dietës mesdhetare lidhet me një rrezik më të ulët të simptomave të depresionit, veçanërisht tek gratë e moshuara.

Ushqimet si peshku dhe yndyrnat e pangopura – përbërës kyç të kësaj diete – luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin mendor, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Edhe pse në studim morën pjesë të dyja gjinitë, efekti mbrojtës i dietës mesdhetare ishte dukshëm më i fortë tek gratë.

Sipas OBSH-së, depresioni prek 5.7% të të rriturve mbi moshën 60 vjeç dhe është 50% më i zakonshëm tek gratë.

Studimi i publikuar në “British Journal of Nutrition”, tregon se gratë që ndiqnin nga afër këtë dietë kishin deri në 60% më pak gjasa të përjetonin depresion – një efekt që nuk u vu re tek burrat.

Studimi italian “NutBrain” përfshiu 798 pjesëmarrës të moshës 65–97 vjeç. Ata plotësuan një pyetësor mbi zakonet ushqimore dhe u ndanë në tri grupe sipas nivelit të përputhjes me dietën mesdhetare.

Vlerësimi i simptomave të depresionit u bë me Shkallën e Qendrës për Studime Epidemiologjike. Në total, 19.8% raportuan simptoma – 27.9% e grave dhe 8.0% e burrave.

Për gratë, përqindja më e lartë e acideve yndyrore të pangopura lidhej me 42% rrezik më të ulët të depresionit.

Përdorimi i rregullt i peshkut të freskët (≥3 herë në javë) u shoqërua me 62% rrezik më të ulët. Ndërkohë, burrat përfitonin më shumë nga konsumi i frutave dhe arrave. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakMbi 10 mijë vizita mjekësore u kryen gjatë muajit prill në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë
Artikulli i rradhës Studim: Ushqimet e përpunuara mund të përshpejtojnë shenjat e hershme të Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.