Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Pandemia shtoi ndjeshëm simptomat depresive te të rriturit në SHBA

Jetë 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar më 5 maj në JAMA Internal Medicine tregon se simptomat depresive janë shtuar ndjeshëm te të rriturit në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë.

Studiuesit nga Beth Israel Deaconess Medical Center, të udhëhequr nga Dr. Kosuke Inoue, analizuan të dhënat nga 23,040 të rritur të moshës 20 vjeç e lart të mbledhura nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ushqyerjes (NHANES) gjatë periudhës 2013–2023.

Gjetjet tregojnë se prevalenca e simptomave depresive është rritur nga 8.2% para pandemisë (2013–2020) në 12.3% gjatë periudhës 2021–2023, me një rritje të rregulluar prej 3.5 pikë përqindjeje. Rritja më e madhe u shënua tek të rinjtë e moshës 20 deri në 44 vjeç, me 6 pikë përqindjeje, krahasuar me vetëm 1.1% te të moshuarit mbi 65 vjeç, përcjell Gazeta Shneta.

Studimi nuk gjeti dallime të rëndësishme në rritjen e simptomave depresive në bazë të gjinisë, racës, etnisë apo të ardhurave.

Autorët theksojnë se kjo rritje e barrës së shëndetit mendor nënvizon nevojën për qasje më të mirë në kujdesin psiko-social, përfshirë përforcimin e fuqisë punëtore në shëndetin mendor dhe nxitjen e përfshirjes së profesionistëve të shëndetit mendor në skemat e sigurimit shëndetësor./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA po plaket zemra juaj më shpejt se ju? Shkencëtarët britanikë krijojnë një mjet për të matur “moshën funksionale” të saj
Artikulli i rradhës Rruga e re molekulare lidhet me humbjen e plasticitetit të trurit në Alzheimer

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.