Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë e moshës së mesme

Femina 11/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë e moshës së mesme që përjetojnë pagjumësi mund të jenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Circulation”. Studimi përfshiu 2,964 gra të moshës 42–52 vjeç, të cilat nuk kishin histori të mëparshme të sëmundjeve të zemrës dhe nuk përdornin terapi hormonale.

Pjesëmarrëset u ndoqën për një periudhë prej 22 vitesh, duke iu nënshtruar vlerësimeve të rregullta për simptomat e pagjumësisë, depresionit dhe ngjarjeve kardiovaskulare si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dështimi i zemrës, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Gati 23% kishin simptoma të vazhdueshme të pagjumësisë, ndërsa 39% kishin simptoma të ulëta. Tek ato me pagjumësi të vazhdueshme, u vërejt një rritje prej 70% e rrezikut për sëmundje të zemrës. Kur kjo gjendje shoqërohej edhe me gjumë të pakët, rreziku rritej në 75%.

Sipas autores së studimit, Dr. Rebecca Thurston nga Universiteti i Pitsburgut, këto gjetje theksojnë nevojën për të trajtuar problemet me gjumin si pjesë e strategjive për ruajtjen e shëndetit të zemrës së grave.

Pagjumësia nuk lidhet vetëm me rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, por edhe me çrregullime të tjera si depresioni, ankthi, presioni i lartë i gjakut, diabeti i tipit 2, obeziteti dhe psikozat.

Studimi nënvizon rëndësinë e ndërhyrjeve të hershme për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të parandaluar pasoja të rënda shëndetësore tek gratë në këtë grupmoshë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDështon përpjekja e VV-së për ta ndryshuar mënyrën e votimit, veç 92 deputetë në sallë, seanca e re pasnesër
Artikulli i rradhës Sulmet izraelite në Gazë vrasin 10 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.