Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjediset e gjelbra ndikojnë në uljen e duhanpirjes dhe konsumit të alkoolit

Jetë 15/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti i Exeter ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në lagje me më shumë hapësira të gjelbra kanë më pak gjasa të pijnë duhan ose të konsumojnë alkool çdo ditë.

Sipas të dhënave nga 18 vende të ndryshme, banorët e zonave më të gjelbra ishin 13% më pak të prirë të ishin duhanpirës aktivë dhe 31% më pak të prirë të konsumonin alkool çdo ditë.

Studiuesit theksojnë se këto përfitime nuk janë të kufizuara vetëm te grupet me të ardhura më të larta ose arsim më të lartë – efektet pozitive shfaqen në të gjitha grupet shoqërore, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu, ata që vizitojnë natyrën rregullisht, të paktën një herë në javë, kanë më pak gjasa të pijnë duhan, pavarësisht nëse banojnë në zona urbane me më pak gjelbërim.

Studiuesit sugjerojnë se kontaktet me natyrën mund të ndihmojnë në uljen e dëshirës për substanca si nikotina apo alkooli, për shkak të ndikimit qetësues që ofron natyra.

Ky hulumtim hap rrugë për përdorimin e hapësirave të gjelbra urbane si ndërhyrje të mundshme për përmirësimin e shëndetit publik dhe uljen e sjelljeve të rrezikshme për shëndetin./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDisa lloje të kontraceptivëve hormonal mund të rrisin rrezikun për sulm në tru dhe infarkt
Artikulli i rradhës IKSHPK në terren pas raportimit të nëntë rasteve me fruth në Kosovë – Apel për vaksinim urgjent

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.