Një studim i ri tregon se dëgjimi i muzikës emocionale, i shoqëruar me udhëzime nga një psikolog, mund të nxisë individët që të kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor.
Hulumtimi, i publikuar në revistën Psychology of Music, është bashkautorësi i Dr. Amanda Krause nga Universiteti James Cook dhe ka analizuar se si një përvojë e fokusuar e dëgjimit mund të zbusë efektet e vetë-stigmatizimit ndaj kërkimit të ndihmës.
Studimi është bazuar në ngjarjen “Listen Up” nga Indigo Project, ku pjesëmarrësit dëgjonin një listë të kuruar muzikore ndërsa merrnin udhëzime nga një psikolog, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Nga 270 pjesëmarrës që plotësuan një pyetësor pas ngjarjes, shumica raportuan rritje të vetëdijes emocionale dhe mendjeqëndrimit (mindfulness), gjë që ndikoi pozitivisht në gatishmërinë për të kërkuar ndihmë.
Dr. Krause thekson se muzika në këtë kontekst ofron një hapësirë të sigurt për të përjetuar dhe përpunuar emocionet – shpesh në mënyrë katarzike – dhe mund të shërbejë si hapi i parë drejt mbështetjes së mëtejshme profesionale.
Sipas saj, ulja e vetë-stigmatizimit përmes këtyre seancave të fokusuara mund të jetë çelësi për të shtyrë më shumë njerëz që të kërkojnë ndihmën që u nevojitet./Gazeta Shneta/


