Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i një diete të pasur me ushqime shumë të përpunuara mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit.
Studimi, i botuar në revistën “Neurology”, sugjeron se personat që konsumojnë rregullisht ushqime të paketuara dhe pije të ëmbëlsuara kanë më shumë gjasa të shfaqin shenja shumë të hershme të sëmundjes së Parkinsonit – një sëmundje neurodegjenerative që karakterizohet nga probleme me lëvizjen, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.
Ky zbulim i shtohet provave në rritje që sugjerojnë se ushqimet shumë të përpunuara – të cilat janë ndryshuar ndjeshëm nga forma e tyre origjinale për të rritur shijen dhe jetëgjatësinë – mund të kontribuojnë në rënie të funksioneve njohëse, përfshirë probleme me kujtesën, vëmendjen dhe të nxënit.
Mes tjerash, ky studim, megjithatë, është i pari që e lidh drejtpërdrejt konsumimin e ushqimeve shumë të përpunuara me zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit. /Gazeta Shneta/


