Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështim i vazhdimit të 16-të të seancës konstituive, Kuvendi mblidhet pasnesër

Lajme 15/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ishte përpjekja e 16-të me radhë për konstituim të këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Vazhdimi i sotëm pa ndonjë ndryshim me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Ishin 55 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 17 maj, në orën 10:30.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke këmbëngulur se është gruaja më e votuar, ndërsa tri partitë e tjera më të mëdha PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë kundër kësaj kandidateje, duke e cilësuar si figurë përçarëse.

Presidentja Vjosa Osmani sot nga ora 13:00 nis konsultimet me partitë politike me synimin që të gjendet një zgjidhje për kapërcimin e bllokadës së krijuar drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Takimi konsultativ në Presidencë është parë si një hap drejt dialogut ndërpartiak, por mbetet të shihet nëse do të prodhojë rezultate konkrete për zhbllokimin e situatës aktuale politike.

Të gjitha partitë politike që janë ftuar për takim konsultues nga presidentja Vjosa Osmani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kështu bëri të ditur këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”- ka thënë Kupina.

 

Artikulli paraprakUshqimet e përpunuara mund të jenë të lidhura me rrezik më të lartë për sëmundjen e Parkinsonit
Artikulli i rradhës Tolerimi i ilaçeve për humbje peshe dhe efektet anësore

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.