Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tolerimi i ilaçeve për humbje peshe dhe efektet anësore

Jetë 15/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Recetat për Ozempic, Mounjaro dhe barna të tjerë agonistë të receptorit GLP-1 janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Por, megjithëse këto barna përdoren për qëllime të ngjashme, njerëzit shpesh reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj tyre.

Problemet gastrointestinale, veçanërisht të përzierat, janë të zakonshme te njerëzit që marrin barna GLP-1, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ndonjëherë efektet anësore nga tirzepatidi (përbërësi aktiv në Zepbound dhe Mounjaro) apo semaglutidi (në Wegovy dhe Ozempic) mund t’i detyrojnë pacientët të ndërpresin barnat ose t’i zëvendësojnë me një tjetër.

Nuk ka shumë të dhëna për këtë çështje, por një studim i vitit 2024 nga studiuesit në Truveta zbuloi se, gjatë një periudhe pesëvjeçare, rreth 11% e përdoruesve të barnave GLP-1 kaluan nga një ilaç në një tjetër.

Raste të fundit nga figura publike e kanë vënë më shumë në qendër të vëmendjes këtë temë.

Në një video të postuar në Instagram në mars, komediania Amy Schumer foli për mënyrën si e kishte ndërruar semaglutidin me tirzepatidin dhe tani po përjeton rezultate më të mira.

“E provova Wegovy, dhe isha duke vjellë gjatë tërë kohës, nuk e përballoja dot. Nuk e di nëse e kanë ndryshuar formulën apo çfarë. Mounjaro ka qenë fantastik,” tha ajo. “Po përjetoj një eksperiencë shumë të mirë me të.”

Sipas ekspertëve të obezitetit, njerëzit mund të reagojnë ndryshe ndaj barnave GLP-1, dhe mënyra se si reagon trupi mund të varet nga vetë medikamenti dhe faktorë të ndryshëm, përfshirë moshën, gjininë dhe dietën ushqyese. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakDështim i vazhdimit të 16-të të seancës konstituive, Kuvendi mblidhet pasnesër
Artikulli i rradhës Disa lloje të kontraceptivëve hormonal mund të rrisin rrezikun për sulm në tru dhe infarkt

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.