Një studim i ri i publikuar në *PLOS Complex Systems* nga studiues në SHBA dhe Itali tregon se lidhja mes çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) dhe obezitetit mund të varet nga kushtet e mjedisit urban ku jeton një person.
Studiuesit analizuan të dhëna nga 915 qytete amerikane dhe zbuluan se si ADHD dhe obeziteti janë më të rralla në qytetet më të mëdha.
Ata konstatuan se ADHD ndikon në mënyrë të tërthortë në obezitet përmes uljes së aktivitetit fizik, dhe kjo lidhje ndikohet nga faktorë si mungesa e hapësirave për aktivitete fizike, pasiguria ushqimore, qasja në kujdesin për shëndetin mendor dhe niveli i arsimit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu edhe analiza të të dhënave shëndetësore nga mbi 19,000 fëmijë, ku u vërtetua se fëmijët me simptoma më të rënda të ADHD-së ishin më pak aktivë fizikisht dhe kishin më shumë gjasa të ishin obezë.
Studiuesit theksojnë se qytetet më të mëdha ofrojnë mbrojtje më të madhe ndaj ADHD-së dhe obezitetit falë shërbimeve më të mira shëndetësore dhe mundësive për arsimim e aktivitet fizik.
Ata sugjerojnë se ndërhyrjet në nivel qyteti që nxisin aktivitetin fizik dhe qasjen në kujdesin mendor mund të ndihmojnë në përballimin e lidhjes mes ADHD-së dhe obezitetit./Gazeta Shneta/


