Një mjet i ri i bazuar në rrezikun gjenetik mund të ndihmojë në diagnostikimin më të hershëm të sklerozës multiple te të rinjtë dhe në parandalimin e verbimit të përhershëm nga neuriti optik.
Ky i fundit është një gjendje inflamatore që prek nervin optik dhe shfaqet zakonisht me shikim të paqartë dhe dhimbje gjatë lëvizjes së syve. Neuriti optik njerëz të të gjitha moshave, por është më i zakonshëm te të rinjtë, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.
Në rreth 50% të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, neuriti optik rezulton më vonë në sklerozë multiple. Në rastet kur neuriti nuk ka lidhje me këtë sëmundje, nervi optik mund të dëmtohet përgjithmonë nëse nuk trajtohet menjëherë me doza të larta steroidesh.
Për të ndihmuar në identifikimin më të hershëm të pacientëve në rrezik, studiuesit analizuan të dhënat gjenetike dhe demografike të mbi 500,000 personave nga Biobank në MB.
Nga këto, 687 kishin neurit optik, por vetëm një pjesë zhvilloi më vonë sklerozën multiple. Kombinimi i rrezikut gjenetik me të dhënat personale përmirësoi parashikimin e zhvillimit të sëmundjes.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Universiteti i Exeter dhe King’s College në Londër dhe botuar në “Nature Communications”, tregon se përdorimi i rezultateve gjenetike mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të informuara për trajtim. /Gazeta Shneta/


