Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët: Kimikatet sintetike në ushqim, rrezik serioz për shëndetin publik

Jetë 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një artikull i publikuar në revistën Nature Medicine ka ngritur alarmin për praninë e kimikateve sintetike në ushqime si një nga boshllëqet më të mëdha në shëndetin publik.

Studiuesit theksojnë se kimikatet që vijnë nga materialet e kontaktit me ushqimin – si ambalazhi dhe pajisjet përpunuese – janë të lidhura me një sërë sëmundjesh të rënda, përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet metabolike, neurologjike dhe riprodhuese.

Kimikatet e rrezikshme, si bisfenoli, ftalatet dhe substancat PFAS, mund të migrojnë në ushqime përmes transportit, përpunimit, paketimit dhe përgatitjes, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Rritja e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara (UPF), që shpesh janë në kontakt me këto substanca, e rrit më tej rrezikun.

“Ushqimet e paketuara ultra të përpunuara janë të shijshme dhe të lehta për përdorim, por përmbajnë shumë kimikate sintetike dhe mikroplastikë nga burime të ndryshme,” tha autorja kryesore Jane Muncke.

Ajo thekson nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse në politikëbërje që të përfshijë edhe ndikimet në shëndetin e njeriut dhe të planetit. Testime moderne për mikroplastikën dhe migrimin e kimikateve në ushqim janë thelbësore për një sistem ushqimor më të sigurt dhe të qëndrueshëm./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJoga Kundalini ndihmon gratë pas menopauzës kundër rënies njohëse
Artikulli i rradhës Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.