Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në tre javët e fundit, në Klinikën Infektive të QKUK janë hospitalizuar dhjetë fëmijë të moshës 1 deri në 3 vjeç me diagnozën e fruthit.

Drejtori i klinikës, Arben Vishaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se të gjithë pacientët kanë qenë të pavaksinuar, duke theksuar se mosvaksinimi ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

“Është e vërtetë që në Klinikën Infektive, këto tre javët e fundit, i kemi pasur gjithsej 10 pacientë të hospitalizuar me fruth. Mosha e tyre ka qenë prej 1 deri në 3 vjeç. Kemi pasur rritje të numrit të kërkesave për spitalizim, gjë që më parë nuk ka qenë karakteristike, por tani po përballemi me këtë situatë. Duket që të gjithë këta pacientë që kanë ardhur tek ne kanë qenë të pavaksinuar,” ka thënë Vishaj.

Rekomandimi i doktorit ishte që të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre.

“Mosvaksinimi i tyre na ka sjellë në këtë situatë. Pa dyshim që është sëmundje ngjitëse. Fruthi është sëmundje e parandalueshme përmes vaksinimit. Rekomandimi im për të gjithë prindërit që nuk kanë vaksinuar fëmijët e tyre është që ta bëjnë këtë sa më parë, në mënyrë që të parandalojmë praninë e sëmundjes dhe nevojën për spitalizim,” theksoi ai.

Ai apeloi tek prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se fruthi është sëmundje që mund të parandalohet përmes vaksinimit.“Kjo sëmundje nuk duhet të paraqitet në mesin e fëmijëve tanë, pasi ekziston vaksina,” u shpreh Vishaj.

“Sëmundja e fruthit ka karakteristikat e veta klinike. Njëra ndër kryesoret është ndryshimi në lëkurë në formë njollash. Por unë rekomandoj dhe apeloj që të parandalojmë praninë e kësaj sëmundjeje. Ajo më parë nuk ka qenë e shpeshtë, sepse gjatë 20 viteve të fundit kemi pasur një sistem vaksinimi shumë të rregullt. Mos të përqendrohemi në trajtimin e saj, por në parandalimin përmes vaksinimit. Vaksinat sot janë shumë të sakta dhe të sigurta, prandaj fëmijët duhet të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të mos ketë nevojë për trajtim, sepse kjo sëmundje nuk duhet të paraqitet në mesin e fëmijëve tanë,” deklaroi doktori për EO.

Artikulli paraprakShkencëtarët: Kimikatet sintetike në ushqim, rrezik serioz për shëndetin publik
Artikulli i rradhës Thellohet kriza ushqimore në botë, 300 milionë njerëz rrezikojnë vdekjen

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.