Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Britania e Madhe nis vaksinimin kundër gonorresë për herë të parë në botë

Lajme 27/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Britania e Madhe do të ofrojë një vaksinë që fillimisht ishte menduar për parandalimin e meningjitit, e shkaktuar nga një bakter me profil gjenetik të ngjashëm me atë që shkakton gonorrenë.

Për herë të parë në botë, Mbretëria e Bashkuar po zbaton një vaksinë për të parandaluar gonorrenë – por ajo nuk pritet të arrijë tek pacientët në Evropën kontinentale së shpejti.

Kjo vaksinë do të ofrohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) për njerëzit në Angli që janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me gonorre, pasi një komitet këshillues për vaksinat arriti në përfundimin në vitin 2023 se ajo mund të ndihmojë në uljen e rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) në vend.

Në studime, vaksina tregoi një efektivitet që varionte nga 32.7 për qind deri në 42 për qind kundër gonorresë, sipas këtij grupi këshillues. Kjo do të thotë se vaksina mund të ndihmojë në reduktimin, por jo në eliminimin e plotë, të rrezikut të infektimit, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Vaksina, e njohur si 4CMenB dhe e tregtuar nga kompania GSK me emrin Bexsero, nuk ishte krijuar fillimisht për gonorrenë.

Ajo ka qenë e autorizuar për më shumë se një dekadë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Bashkimin Evropian për parandalimin e sëmundjes meningokokale, e cila shkakton meningjit dhe infeksione të gjakut.

Britania ka rekomanduar që fëmijët të marrin këtë vaksinë që nga viti 2015, dhe më pas e kanë ndjekur edhe Irlanda, Italia, Portugalia, Franca dhe Gjermania.

Mes tjerash, bakteret që shkaktojnë sëmundjen meningokokale dhe gonorrenë janë shumë të afërta nga ana gjenetike.

Të dhëna nga Zelanda e Re dhe vende të tjera tregojnë se vaksina 4CMenB mund të jetë veçanërisht efektive kundër gonorresë, edhe pse një provë e randomizuar në Francë përfundoi se vaksina nuk ishte efektive.

Kjo vaksinë nuk është miratuar për parandalimin e gonorresë në Britani, që do të thotë se programi i NHS do ta ofrojë për përdorim “off-label” (përdorim jashtë indikacionit zyrtar).

Duke filluar nga gushti, meshkujt homoseksualë dhe biseksualë që kanë pasur një SST së fundmi ose që kanë histori me shumë partnerë seksualë do të jenë të kualifikuar për imunizim, me shpresën për të frenuar përhapjen e bakterit.

Anglia regjistroi 85,000 raste të reja të gonorresë në vitin 2023, niveli më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1918, sipas NHS.

“Vaksina ka potencialin për të na ndihmuar ta përmbysim këtë situatë,” tha Matt Phillips, president i Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, në një deklaratë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaport: Përhapja e shpejtë e gripit të shpendëve dhe pasojat e mëdha për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve
Artikulli i rradhës Aktori pornografik spanjoll prezantohet si gjeni i mjekësisë nga Kosova në fushën e mjekësisë në Gjermani, historia doli e rreme

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.