Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aktori pornografik spanjoll prezantohet si gjeni i mjekësisë nga Kosova në fushën e mjekësisë në Gjermani, historia doli e rreme

Lajme 27/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë kësaj jave, disa faqe në rrjetin social Facebook kanë shpërndarë një informacion të pavërtetë, duke prezantuar një aktor të filmave pornografik si një student nga Kosova që ka arritur suksese të mëdha në fushën e mjekësisë në Gjermani.

Postimi, i publikuar në faqet “Lajm Press” dhe “Krejt Shqiptare”, pretendon se një i ri me emrin Fatmir Bajraktari nga fshati Muhoc i komunës së Ferizajt ka fituar vendin e parë në një garë të mjekësisë, drejtimi kardiologji, të mbajtur në qytetin e Frankfurtit në Gjermani. Po ashtu, sipas pretendimeve të postimit, ai ka kontribuar në zbulimin e disa ilaçeve kundër depresionit, por nuk është përgëzuar për sukseset e tij për shkak të prejardhjes së tij nga një familje e varfër.

“Eh moj Kosovë e Shqipëri, asnjëherë nuk dite t’i vlerësosh njerëzit e mirë!”, përfundon mesazhi i postimit.

Megjithatë, kjo histori është krejtësisht e rreme.  Krypometër përmes Pim Eyeska konstatuar se fotografia e bashkëngjitur në postim nuk i përket asnjë studenti nga Kosova, por aktorit spanjoll të filmave për të rritur, Angel Munoz Garcia.

Për më tepër, nuk ekziston asnjë person me emrin Fatmir Bajraktari në fshatin Muhoc të komunës së Ferizajt.

Dezinformimi është konfirmuar edhe nga kontrollues të pavarur të fakteve të licencuar nga kompania Meta, e cila menaxhon platformën Facebook. Si pasojë, këto postime janë shënuar dhe kategorizuar si përmbajtje e rreme.

 

 

Artikulli paraprakBritania e Madhe nis vaksinimin kundër gonorresë për herë të parë në botë
Artikulli i rradhës Startup-i francez që po shfrytëzon inteligjencën artificiale për të përshpejtuar zhvillimin e barnave të reja

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.