Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shërbimi i ri i trajtimit me pompa insulinike në Klinikën e Endokrinologjisë së QKUK

Lajme 28/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Merita Emini-Sadiku, ka bërë të ditur se tashmë shërbim i trajtimit me pompa insulinike është i rregulluar dhe i vendosur si pjesë e punës së klinikës.

Përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook, Dr. Emini-Sadiku, ka bërë të ditur se trajtimi me pompa insulinike tashmë është i përhershëm dhe pjesë përbërëse e klinikës. Aktualisht, pesë pacientë me diabet tip 1 po e marrin këtë trajtim modern dhe këshillat e nevojshme nga stafi i kualifikuar, transmeton Gazeta Shneta.

“Dy nga këto pompa dhe materialet shpenzuese për një vit janë ofruar si donacion nga AMC, ndërsa tre të tjera janë siguruar nga vetë pacientët tanë”, thekson ajo.

Drejtoresha Sadiku shpreson që pompa insulinike të përfshihet në listën esenciale të barnave, duke e bërë të mundur për të gjithë pacientët që kanë nevojë ta marrin falas atë nga shteti.

Për mungesën dhe rëndësinë e madhe që kanë pompat insulinike në menaxhimin e diabetit ka raportuar më parë Gazeta Shneta.

Përfshirja e tyre në listën esenciale të barnave do të siguronte akses të barabartë për të gjithë pacientët dhe do të ulte barrën financiare që ky trajtim modern mbart.

Ky është një hap i domosdoshëm drejt përkujdesjes së vazhdueshme dhe mbrojtjes së shëndetit të personave me diabet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPolicia arreston një person të dyshuar për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu
Artikulli i rradhës Franca i thotë “po” eutanazisë, mund të aplikohet tek pacientët me sëmundje të pashërueshme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.