Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca i thotë “po” eutanazisë, mund të aplikohet tek pacientët me sëmundje të pashërueshme

Lajme 28/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asambleja Kombëtare Franceze votoi për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre me ndihmën e personelit mjekësor.

Projektligji, i cili mbështetet edhe nga Presidenti Emmanuel Macron, u miratua me 305 vota pro dhe 199 kundër. Më pas do të shkojë në Senat, përpara një leximi të dytë në Asamblenë Kombëtare. Mbështetësit e tij shpresojnë se do të bëhet ligj deri në vitin 2027.

Nëse bëhet ligj, Franca do të bëhet vendi i tetë në Bashkimin Evropian që lejon vetëvrasjen e asistuar.

Versioni francez është më i rreptë se ai i Holandës ose Belgjikës, vendet e para në Evropë që legalizuan vdekjen e asistuar.

Pas shumë debatesh mbi dispozitat e ligjit, ligjvënësit francezë arritën në përfundimin se ai do të zbatohej për njerëzit “që vuajnë nga një sëmundje serioze dhe e pashërueshme” që është “kërcënuese për jetën dhe në një fazë të avancuar ose terminale” dhe që “vazhdojnë të vuajnë fizikisht ose psikologjikisht”.

Pacienti do të duhej të ishte në gjendje të “shprehte lirisht qëllimin e tij”. Ai do të duhej të priste 48 orë dhe pastaj ta konfirmonte atë.

Sapo të miratohej, doza vdekjeprurëse do të administrohej nga vetë pacienti ose nga një asistent mjekësor nëse pacienti nuk është në gjendje ta bëjë vetë. Miratimi do të jepej nga një mjek, por vetëm pas konsultimit me kolegët.

Personeli mjekësor që kundërshton vetëvrasjen e asistuar nuk do të jetë i detyruar ta kryejë atë. Megjithatë, ata do të dënohen me burgim deri në dy vjet nëse e pengojnë.

 

Artikulli paraprakShërbimi i ri i trajtimit me pompa insulinike në Klinikën e Endokrinologjisë së QKUK
Artikulli i rradhës Gjermani: Rritet ndjeshëm numri i duhanpirësve

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.