Kafja mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin, dhe studimet për ndikimin e saj vazhdojnë. Ekspertët janë veçanërisht të interesuar për efektet që mund të ketë te gratë, veçanërisht në lidhje me plakjen e shëndetshme.
Një studim i prezantuar së fundmi në konferencën “Nutrition 2025”, e mbajtur nga 31 maji deri më 3 qershor 2025 në Orlando, Florida, sugjeron se konsumimi i kafes mund të rrisë gjasat që gratë të mos zhvillojnë sëmundje kronike të mëdha apo kufizime fizike dhe mendore ndërsa plaken, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Në veçanti, rezultatet tregojnë se marrja totale e kafeinës dhe konsumimi i rregullt i kafes ishin të lidhura me më pak gjasa për të pasur kufizime në funksionin fizik, probleme me kujtesën, vështirësi në shëndetin mendor, dëmtime njohëse apo sëmundje të mëdha kronike, tek gratë pjesëmarrëse në studimin afatgjatë “Nurses’ Health Study”.
Kafja është studiuar gjithashtu për efektet e saj potenciale në uljen e rrezikut për probleme me mëlçinë dhe diabetin, por ky studim sjell një këndvështrim të ri mbi rolin e saj në plakjen e shëndetshme.
Megjithatë, këto rezultate ende nuk janë botuar në një revistë shkencore të rishikuar nga kolegët dhe duhen interpretuar me kujdes derisa të konfirmohen më tej. /Gazeta Shneta/


