Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy raste dëmtimi të përhershëm të retinës pas eklipsit diellor të vitit 2024 në Quebec

Jetë 05/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eklipsi i rrallë total diellor më 8 prill 2024 tërhoqi vëmendjen e miliona qytetarëve në Quebec, por për dy prej tyre  një burrë 34-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare  ky spektakël qiellor përfundoi me dëmtime të përhershme të retinës, pasi e vështruan diellin pa mbrojtje adekuate.

Raste këto të raportuara nga një regjistër i posaçëm i Shoqatës së Oftalmologëve të Quebec-ut (AMOQ), në bashkëpunim me specialistët e retinës nga Qendra Spitalore Universitare e Montrealit (CHUM).

Burri e vështroi eklipsin për 30 sekonda përmes një dritareje, ndërsa vajza përdori vetëm një sy pa syze mbrojtëse. Të dy kërkuan ndihmë mjekësore disa javë më vonë për probleme me shikimin, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Ekzaminimet zbuluan dëmtime në foveë – pjesa qendrore e retinës që është përgjegjëse për shikimin e detajuar.

Sipas mjekëve, dëmtimet në qelizat fotoreceptore janë të pakthyeshme dhe të rënda në nivelin mikroskopik, edhe nëse simptomat ishin fillimisht të lehta.

Dr. Fares Antaki nga CHUM tha se megjithëse vetëm dy raste janë konfirmuar zyrtarisht, numri real mund të jetë shumë më i lartë, për shkak të mungesës së raportimeve nga optometristët dhe pacientët që nuk kanë kërkuar ndihmë.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e fushatave ndërgjegjësuese për shëndetin e syve, të cilat duhet të përsëriten në të ardhmen – megjithëse Quebec do të përjetojë eklipsin tjetër total vetëm në vitin 2106./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMikrobiologjia, linja e parë e mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive në Kosovë – Intervistë me Dr. Donjeta Pllana – Hajdari
Artikulli i rradhës AUV: Therjet e kurbaneve të bëhen në thertore të licencuara, në të kundërtën rrezikohet shëndeti i përgjithshëm publik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.