Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Frymëmarrja në kuti” – Ushtrimi i thjeshtë që kardiologët po e rekomandojnë për të luftuar stresin dhe për të mbrojtur zemrën

Jetë 13/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stresi i përditshëm nuk është vetëm një barrë emocionale, por edhe një kërcënim serioz për shëndetin e zemrës. Sipas ekspertëve kardiologë, reagimet e trupit gjatë stresit  si përshpejtimi i rrahjeve të zemrës, rritja e tensionit të gjakut dhe tendosja e muskujve  mund të ndikojnë negativisht në funksionin kardiovaskular.

“Nëse stresi është kronik, në trup aktivizohen procese inflamatore dhe rriten nivelet e sheqerit dhe kolesterolit, që rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës,” shpjegon kardiologu Dr. Mohamed Shirazi.

Por një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive ekziston: teknika e frymëmarrjes në kuti. Ky ushtrim përbëhet nga një cikël i strukturuar i frymëmarrjes  thithni për 4 sekonda, mbani frymën për 4 sekonda, nxirrni frymën për 4 sekonda dhe më pas qëndroni pa marrë frymë për 4 sekonda të tjera të përsëritur për tre minuta.

“Kjo teknikë përdoret shpesh pas situatave stresuese për të rikthyer ritmin normal të frymëmarrjes,” thotë kardiologia Dr. Luiza Spadaro. Ajo thekson se praktika e rregullt ndihmon në zvogëlimin e stresit, përmirësimin e gjumit dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

Në nivel fiziologjik, frymëmarrja në kuti aktivizon sistemin nervor parasimpatik, i cili ndihmon në relaksimin e trupit. Kardiologia Dr. Ijeoma Eleazu sqaron se kjo ngadalëson rrahjet e zemrës, ul tensionin e gjakut dhe përmirëson ndryshueshmërinë e ritmit të zemrës  tregues ky i balancës në sistemin kardiovaskular.

Dr. Shirazi tregon se këtë teknikë e përdor edhe në shtëpi me fëmijët, për t’i ndihmuar të qetësohen gjatë momenteve të stresit.

Ndërkohë, Dr. Spadaro paralajmëron se frymëmarrja sipërfaqësore, e zakonshme gjatë stresit, e cila kufizon kapacitetin e mushkërive dhe zvogëlon oksigjenimin e gjakut, mund të çojë në rritje të tensionit dhe përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Kjo, me kalimin e kohës, mund të dëmtojë edhe funksionet njohëse të trurit.

Në kohë stresuese, “frymëmarrja në kuti” është një aleat i thjeshtë, i natyrshëm dhe i fuqishëm për t’u kthyer në qetësi dhe për të mbrojtur zemrën nga efektet negative të stresit.

Artikulli paraprak“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj
Artikulli i rradhës Vitamina D përmirëson ndjeshëm efektin e kimioterapisë në gratë me kancer të gjirit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.