Një studim i kryer në Brazil në Fakultetin e Mjekësisë Botucatu (FMB-UNESP) ka treguar se suplementimi me vitaminë D në dozë të ulët, 2,000 IU në ditë, mund të rrisë efektivitetin e kimioterapisë tek gratë mbi 45 vjeç me kancer të gjirit.
Në studim morën pjesë 80 gra, të ndara në dy grupe: një grup mori vitaminë D dhe tjetri placebo. Pas gjashtë muajsh trajtim, 43% e grave që morën vitaminë D panë zhdukjen e tumorit me kimioterapi, krahasuar me vetëm 24% në grupin me placebo, shkruan Gazeta Shneta transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina D ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe rritjen e përgjigjes së organizmit ndaj trajtimit, ndërsa është një alternativë më e përballueshme dhe më lehtësisht e aksesueshme sesa disa barnave të specializuara.
Studimi thekson se shumica e pjesëmarrëseve kishin nivele të ulëta të vitaminës D para trajtimit, dhe suplementimi ndihmoi në rritjen e tyre gjatë kimioterapisë, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e pacientëve.
Rezultatet nxisin kërkime të mëtejshme me numër më të madh pjesëmarrësish për të kuptuar më mirë rolin e vitaminës D në rritjen e efikasitetit të kimioterapisë dhe në rritjen e shanseve për shërim nga kanceri i gjirit./Gazeta Shneta/


