Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhurimi i gjakut: Akti human që shpëton jetë – Intervistë me Dr. Fetije Daciq nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut

Lajme 15/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të Javës së Dhurimit të Gjakut, Qendra për Transfuzionin e Gjakut ka rritur thirrjet për vetëdijesim dhe solidaritet. 

Dr. Fetije Daciq nga kjo qendër thekson se “dhurimi i gjakut është akti më i lartë i humanizmit dhe solidaritetit që një person mundet me bo dhe shpeshherë është jetik për të gjithë pacientët që janë në nevojë për transfuzionet e gjakut,” shkruan Gazeta Shneta.

Sipas Dr. Daciq, shumica e pacientëve që marrin gjak nga dhuruesit vullnetarë janë ata që i nënshtrohen ndërhyrjeve të mëdha kirurgjikale, sidomos ato në zemër.

 “Zakonisht pacientat që e marrin gjakun prej dhuruesve vullnetarë janë pacientat që kanë intervenime kirurgjike të ndryshme, kardiokirurgjikale, që zakonisht marrin 5 deri në 6 doza gjaku,” thekson ajo.

Dr. Daciq tregon që  sfidë e përsëritur për qendrat e transfuzionit është mungesa e dhuruesve gjatë sezonit të verës.

 “Zakonisht gjatë muajve të verës kemi një mungesë pak më të theksuar të dhuruesve për shkak të pushimeve,” thekson Daciq.

Ajo përshkruan në detaje edhe procesin e dhurimit.

“Dhurimi i gjakut zakonisht i merr 30 minuta. Dhuruesi vjen në pranim, jepet një kartelë, i merren shënimet, atëherë e kalon një kontroll të mjekut që zgjat 10 minuta. Ekziston mundësia që dhuruesi vetë me u eliminu. Mandej vjen kontrolla mjekësore, nëse i plotëson kushtet, pastaj vjen te dhurimi, ku procesi zgjat 10 minuta dhe qajo doza e gjakut i mbulon më së paku 3 pacientë,” shpjegon Dr. Daciq.

Për sa i përket kritereve për të dhuruar gjak, Dr. Daciq sqaron disa kritere bazë që duhet të përmbushin dhuruesit.

“Kriteret për me qenë dhurues së pari me qenë i gatshëm. Personat 18-65 vjet duhet me pas peshën mbi 50 kg dhe duhet me qenë i shëndetshëm. Nuk duhet me përdor alkool për 24 orë, nuk duhet me përdor medikamente për 24 orë. Janë disa raste që e eliminojnë dhuruesin – sëmundjet kronike, sëmundjet malinje,” shtoi tutje ajo.

Në fund, Dr. Daciq  bën një apel për të gjithë qytetarët.

“Jeta është një dhuratë e çmuar – është mirë që me ia mundësu me marrë qat dhuratë me një dhurim të gjakut.”/Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Artikulli paraprakMbi 460 punonjës të CDC-së rikthehen në punë pas shkurtimit masiv të stafit
Artikulli i rradhës Studim: Të hash më shumë fruta dhe perime mund të të ndihmojë të flesh më mirë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.