Një studim i ri sugjeron se konsumimi i më shumë frutave, perimeve dhe drithërave të plota gjatë ditës mund të përmirësojë cilësinë e gjumit të natës.
Studimi, i realizuar nga Universiteti i Çikagos dhe Columbia, zbuloi se ushqimi i shëndetshëm ndihmon në reduktimin e “fragmentimit të gjumit” një tregues i zgjimit ose ndryshimit në fazat e gjumit, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studiuesve, konsumimi i pesë kupave me fruta dhe perime në ditë mund të përmirësojë gjumin deri në 16% brenda 24 orëve.
Ekspertët theksojnë se ndryshimet e vogla në dietë mund të kenë ndikim të madh në përmirësimin e gjumit, duke ofruar një mënyrë natyrale dhe efektive për të pasur pushim më të mirë./Gazeta Shneta/


