Sektori i Shëndetësisë në Bashkimin Evropian rrezikon shkurtime të mëdha buxhetore pas vitit 2027, pasi prioritetet e reja si mbrojtja dhe konkurrueshmëria po tërheqin gjithnjë e më shumë fonde.
Komisioni Evropian pritet të publikojë në korrik propozimin për buxhetin e ri shtatëvjeçar, por sinjalet e para tregojnë se programi EU4Health mund të shkrihet me fonde të tjera ose të hiqet krejtësisht, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë pandemisë, BE-ja ndau 5.3 miliardë euro përmes EU4Health – një hap historik drejt financimit të përbashkët shëndetësor. Ky program ka mbështetur projekte të rëndësishme, përfshirë nisma për të përmirësuar mungesën e infermierëve. Megjithatë, disa zyrtarë e shohin si një masë emergjente, jo si model afatgjatë.
Deputetët evropianë dhe përfaqësues të industrisë kanë shprehur shqetësim. Eurodeputeti Tomislav Sokol ka paralajmëruar se shëndetësia mund të humbasë fokusin nëse fondet shpërndahen në programe të tjera. Nga ana tjetër, Greg Rossi i AstraZeneca ka theksuar se mungesa e investimeve rrezikon inovacionin dhe konkurrueshmërinë evropiane në fushën e shkencave të jetës.
Komisioni Evropian po përgatit rishikimin e Kuadrit Shumëvjeçar Financiar për periudhën 2028–2034, me synimin për të reduktuar numrin e programeve dhe për të përqendruar investimet. Propozimi që do të publikohet në korrik pritet të përcaktojë të ardhmen e financimit për shëndetësinë në BE. /Gazeta Shneta/




