Sëmundja celiake lidhet me një reagim të çrregullt imunitar të trupit ndaj glutenit. Ekspertët janë të interesuar për mënyrat më të mira për të testuar këtë sëmundje.
Një studim i fundit zbuloi se një test gjaku i quajtur WBAIL-2 mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes celiake dhe madje të kontribuojë në një diagnozë pa nevojën e biopsies, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Sëmundja celiake ndodh kur sistemi imunitar reagon në mënyrë jo normale ndaj glutenit. Përpjekjet për përmirësimin e diagnostikimit të kësaj sëmundjeje janë duke vazhduar.
Studimi i publikuar në revistën “Gastroenterology”, vlerësoi efektivitetin e përdorimit të një testi gjaku që mat citokinën interleukin-2 për diagnostikimin e celiakisë.
Rezultatet treguan se ky test është shumë efektiv për diagnostikimin e sëmundjes celiake, madje edhe për personat që ndjekin një dietë pa gluten.
Ky test ofron një alternativë tjetër për diagnozën e celiakisë — dhe, çka është më e rëndësishme, pa pasur nevojë të shkaktohen simptoma për të konfirmuar sëmundjen. /Gazeta Shneta/


