Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedi në një spital në Itali, 91-vjeçari vret me armë zjarri gruan e tij të sëmurë dhe më pas veten

Lajme 16/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Angerës, në provincën e Vareses, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij të shtruar në repart dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas raportimeve, rreth mesditës, i moshuari hyri në spital me një armë zjarri të fshehur dhe kreu aktin fatal.
Fillimisht ai qëlloi gruan e tij, e cila ndodhej në një dhomë të repartit ku po trajtohej, dhe më pas e drejtoi armën nga vetja duke u vetëvrarë.

Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje te personeli mjekësor, pacientët dhe të pranishmit.

Karabinierët dhe komanda provinciale e Vareses mbërritën menjëherë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar nën koordinimin e Prokurorisë për të zbardhur në detaje rrethanat e tragjedisë.

Nga të dhënat paraprake, nuk ka pasur histori të mëparshme dhune në familje. Dyshohet se kemi të bëjmë me një gjest të dëshpëruar të lidhur me gjendjen shëndetësore të gruas. Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po analizojnë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë./TCH/

Artikulli paraprakRaportohet se forcat izraelite kanë vrarë 20 persona në Gaza, ishin duke pritur për të marrë ndihma
Artikulli i rradhës Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të dyshimtë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.