Ngasja e biçikletës është një mënyrë e njohur e transportit dhe ushtrimeve për miliona njerëz. Studimet e mëhershme tregojnë se ky aktivitet mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë uljen e rrezikut për disa sëmundje.
Një studim i ri ka zbuluar se personat që përdorin biçikletën si mënyrën kryesore të transportit mund të kenë gjithashtu një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Që nga shpikja e biçikletës së parë në vitin 1817, ngasja e saj është bërë një aktivitet i përhapur për qëllime transporti dhe ushtrimi për miliona njerëz.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ngasja e biçikletës mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës. Kërkime të tjera e kanë lidhur ngasjen e rregullt të biçikletës me uljen e rrezikut për disa sëmundje, përfshirë diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.
Tani, një studim i fundit i publikuar së fundmi në revistën “JAMA Network Open”, ka gjetur se ata që përdorin biçikletën si mjetin kryesor të transportit mund të kenë gjithashtu një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës. /Gazeta Shneta/


