Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditimi: Fondi lëshoi fletëzotime me vetëm një profaturë, Bordi i vonoi trajtimin e lëndëve

Lajme 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë raport të pamodifikuar janë evidentuar dy gjetje, vonesa në trajtimin e lëndëve nga Bordi dhe lëshim të Fletëzotimeve me vetëm një profaturë.

Zyra Kombëtare e Auditorit e ka publikuar raportin e pamodifikuar për pasqyrat financiare vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë raport janë evidentuar dy gjetje, shkruan Gazeta Shneta.

Në gjetjen e parë ZKA ka raportuar për vonesat në trajtimin e lëndeve nga Bordi për Trajtimin Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Ky bord nuk e kishte trajtuar një rast të kompletuar që nga viti 2021.

“Kemi vërejtur se në 17 raste në vlerë të përbashkët 445,649, lëndët e kompletuara me faturë, nuk ishin shqyrtuar nga Bordi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike siç kërkohet me procedurë. Një nga këto raste është kompletuar që nga viti 2021, kurse lëndet tjera ishin kompletuar me fatura që nga muaji shkurt 2024”, thuhet në raport.

Për më shumë, thuhet në raport, obligimet e papaguara ishin mbivlerësuar për 28,800 Euro pasi që një lëndë ishte prezantuar dy herë në regjistrin e obligimeve të papaguara.

Në gjetjen e dytë, është theksuar lëshimi i Fletëzotimeve me vetëm një profaturë, përkundër se në Udhëzimin Administrativ 03/2023 kërkohet paraqitja e tri profaturave nga institucione të ndryshme shëndetësore.

“Nga testimi i mostrave kemi vërejtur se FSSh në 20 raste ka lëshuar fletëzotime duke u bazuar në vetëm një pro-faturë. Prej tyre katër raste me vlerë totale prej 193,000 Euro i përkasin periudhës pas hyrjes në fuqi të UA në vitin 2023. Ndonëse sipas udhëzimit kërkohet që të paraqiten tre pro-fatura. Ndërsa 16 raste me vlerë totale prej 152,228 Euro i përkisnin periudhës sa ishte në fuqi UA-03/2017, megjithëse sipas udhëzimit kërkohej që të bashkëngjiten dy pro-fatura”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Për këto dy gjetje ZKA ka rekomanduar që Bordi dhe drejtori i Fondit të marrin masa dhe të sigurojnë respektimin e plotë të kërkesave të përcaktuara me UA.

Kujtojmë se Bordi i FSSh-së është kryesuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, kurse drejtor ekzekutiv është Amir Keka i cili e ka marr këtë pozitë vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët francezë paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore nga kadmiumi në ushqimet e përditshme
Artikulli i rradhës BE-ja kërkon kufizime ndërkombëtare në përdorimin e materialit gjenetik të dhuruar (spermë dhe vezë) për mbrojtjen e fëmijëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.