Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë zbulon se disa cigare elektronike njëpërdorimëshe çlirojnë sasi të larta të metaleve toksike si plumbi, nikeli dhe antimoni pas qindra thithjeve.
Në disa raste, niveli i plumbit ishte më i lartë se ai i 20 pakove cigare tradicionale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit paralajmërojnë për rrezik serioz ndaj shëndetit, sidomos tek të rinjtë, pasi disa metale të zbuluara janë kancerogjene dhe të dëmshme për sistemin nervor.
Meqë këto produkte janë shumë të përhapura dhe pak të rregulluara, ekspertët kërkojnë masa urgjente për kontroll më të rreptë./Gazeta Shenta/


