Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur është koha më e mirë për të ngrënë banane?

Jetë 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Banania është një frut i përhapur, i lirë dhe plot me lëndë ushqyese të rëndësishme që mbështesin shëndetin e përgjithshëm dhe atë të zorrëve. Koha më e mirë për të ngrënë banane varet nga qëllimet tuaja, por për shëndetin e zorrëve, nuk ka një orar të veçantë — rëndësi ka që bananet të jenë pjesë e dietës tuaj.

Banania përmban fibra të tretshme dhe të patretshme që ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në zorrë, bëjnë jashtëqitjen më të butë dhe sjellin ndjenjën e ngopjes.

Mes tjerash, bananet më të pjekura përmbajnë rreth 2 gramë fibra, ndërsa ato pak më të pjekura rreth 4.5 gramë. Ato gjithashtu përmbajnë prebiotikë, të cilët ushqejnë bakteret e mira në zorrë, përmirësojnë tretjen dhe rregullojnë sheqerin në gjak, shkruan The Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Banania është pjesë e dietës BRAT (banane, oriz, salcë molle dhe tost) që rekomandohet për qetësimin e dhimbjes së stomakut. Poashtu, ndihmon në prodhimin e mukusit në stomak, duke mbrojtur kundër aciditetit dhe nauzeve.

Për qëllime specifike, bananet mund të konsumohen para stërvitjes për energji të shpejtë, pas saj për rifreskim me elektrolite si magnezi dhe kaliumi, dhe para gjumit për shkak të përmbajtjes së triptofanit, që nxit gjumin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëse po planifikoni një shtatzëni, ja pse shëndeti i babait është po aq i rëndësishëm sa ai i nënës
Artikulli i rradhës Dr. Bahrije Halili Gjocaj emërohet UD drejtoreshë në Qendrën për Transfuzion të Gjakut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.