Rreth një e treta e amerikanëve vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, ndërsa një tjetër pjesë ka presion më të lartë se normalja, por jo aq sa të diagnostikohet me hipertension. Studimet tregojnë se një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.
Këto janë nëntë ushqime që duhet shmangur për të pasur në kontroll presionin e lartë të gjakut sipas Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.
Kripa
Mesatarisht, amerikanët konsumojnë 3,400 mg natrium në ditë, më shumë se dyfishin e rekomanduar prej 1,500 mg nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Lexoni gjithmonë etiketat për të kontrolluar sasinë e kripës.
Ushqimet e përpunuara
Më shumë se 75% e kripës në dietën tuaj vjen nga ushqimet e përpunuara dhe të paketuar, që duhet shmangur për të ulur presionin.
Produktet e mishit të përpunuar
Sallami dhe proshuta përmbajnë shumë kripë. Për shembull, tri feta gjeldeti e përpunuar kanë mbi 1,000 mg natrium. Zgjidhni mish të freskët si gjeldeti apo pulë pa lëkurë.
Pica e ngrirë
Pica e ngrirë përmban sasi të larta kripë, nga djathi, salca domate dhe brumi. Një fetë mund të ketë mbi 1,000 mg natrium.
Turshitë
Turshitë janë të pasura me kripë, me një copë që përmban rreth 300 mg natrium.
Supat në kanaçe
Supat e konservuara shpesh kanë shumë kripë. Përdorni versione me pak natrium ose përgatitni supa vetë.
Sheqeri
Konsumimi i tepërt i sheqerit lidhet me hipertensionin. Përdorni kufizime në përdorimin e sheqerit sipas udhëzimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Yndyrnat trans dhe të ngopura
Këto yndyrna rrisin kolesterolin e keq dhe mund të dëmtojnë arteriet, duke rritur presionin e gjakut.
Alkooli
Alkooli ngre presionin dhe asnjë sasi nuk është e sigurt për shëndetin. Konsumi i vazhdueshëm mund të rëndojë efektin e medikamenteve dhe të shkaktojë shtim në peshë.
Mes tjerash, ulni presionin e gjakut duke kufizuar këto ushqime dhe duke zgjedhur një dietë të balancuar dhe të shëndetshme për zemrën dhe enët e gjakut. /Gazeta Shneta/


