Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i ri: Trajtimi i hershëm me hollues gjaku pas goditjes në tru është i sigurt dhe ndihmon në parandalimin e një goditjeje tjetër

Jetë 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët që kanë pasur goditje në tru si pasojë e fibrilacionit atrial (rrahje të çrregullta të zemrës) mund të përfitojnë nëse fillojnë trajtimin me hollues gjaku më herët sesa rekomandohet sot në udhëzimet mjekësore.

Këtë e tregon një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Londrës (UCL), me të dhëna nga mbi 5,400 pacientë në Britani, Zvicër, Suedi dhe SHBA, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studimit, marrja e holluesve të gjakut brenda katër ditëve nga goditja në tru është e sigurt dhe ul rrezikun për një goditje tjetër me 30%, pa rritur rrezikun për gjakderdhje në tru.

Aktualisht, disa udhëzime rekomandojnë që trajtimi të fillojë pas pesë ditësh apo më vonë, nga frika se mund të shkaktojë gjakderdhje. Por rezultatet e reja tregojnë se trajtimi i hershëm është po aq i sigurt dhe më efektiv.

Ekspertët shpresojnë që këto të dhëna të ndihmojnë në ndryshimin e udhëzimeve mjekësore dhe në përmirësimin e trajtimit për pacientët që kanë kaluar një goditje në tru./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNew York Times: 7 këshilla për menaxhimin e nxehtësisë ekstreme
Artikulli i rradhës Nëse po planifikoni një shtatzëni, ja pse shëndeti i babait është po aq i rëndësishëm sa ai i nënës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.