Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është ndaluar importi i gjedheve dhe i lëkurës së tyre nga zona Auvergne-Rhone Alpes në Francë”, pasi është konfirmuar prezenca e sëmundjes LSD.
Përmes një njoftimi nga AUV thuhet se ky vendim vjen pas shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, ndërsa obligohen që të gjitha autoritetet për kontroll kufitar të ndërmarrin veprime për zbatim të ndalesës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në Kosovë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera nga AUV thuhet se Kosova po vepron në linjë me shtetet e tjera, që ka për qëllim parandalimit e sëmundjes së lëkurës.




