Një studim i madh në Gynecology and Obstetrics Clinical Medicine tregon se gratë mbi 65 vjeç mbeten në rrezik të lartë për kancerin e qafës së mitrës të shkaktuar nga HPV, pavarësisht se shumica e udhëzimeve rekomandojnë ndërprerjen e skriningut pas kësaj moshe nëse testet e mëparshme kanë qenë normale.
Nga analizat e mbi 2 milionë grave në Kinë, u zbulua se infeksionet me tipe të rrezikshme të HPV dhe ndryshimet qelizore para-kanceroze (CIN2+) ishin më të shpeshta tek gratë mbi 65 vjeç sesa tek ato më të reja.
Vetëm 2% e tyre ishin vaksinuar kundër HPV-së, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit kërkojnë rishikim të politikave të skriningut, duke theksuar se shumë gra të moshuara mund të mos jenë vaksinuar apo testuar më herët, dhe për shkak të moshës, mund të kenë imunitet të dobësuar e ndryshime hormonale që rrisin rrezikun./Gazeta Shneta/


