Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritje alarmante e rasteve me kancer të mitrës deri më 2050, gratë me ngjyrë më të rrezikuara

Jetë 04/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e kancerit të mitrës në SHBA pritet të rriten ndjeshëm deri në vitin 2050, me një ndikim veçanërisht të rëndë te gratë me ngjyrë, sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Amerikane për Kërkime për Kancerin (AACR).

Sipas parashikimeve të studiuesve të Universitetit Columbia, rastet e reja të kancerit të mitrës do të rriten me mbi 50% për gratë e zeza dhe rreth 30% për gratë e bardha, shkruan Gazeta Sinjali.

 Më shqetësuese është gjetja se deri në vitin 2050, gratë e zeza mund të jenë tri herë më të rrezikuara për të vdekur nga kjo sëmundje.Elena Elkin, bashkautore e studimit nga Shkolla e Shëndetit Publik Mailman në Columbia, tha se plakja e popullsisë dhe rritja e mbipeshës janë ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje.

“Si shumë lloje kancerësh, kanceri i mitrës është një sëmundje që lidhet me moshën. Një tjetër faktor kryesor është rritja e mbipeshës dhe obezitetit në popullatën amerikane.”

Shkalla pesëvjeçare e mbijetesës për kancerin e mitrës është aktualisht 81%, pasi shumica e rasteve diagnostikohen në fazat e hershme. Por për format më agresive, kjo shifër bie në 20-50%.

 Gratë e zeza jo vetëm që janë më të rrezikuara për të zhvilluar forma më agresive të kancerit, por sipas të dhënave të NCI, janë gjithashtu dyfish më të rrezikuara për të vdekur nga kjo sëmundje.

Një nga faktorët që mund të kontribuojnë në këto dallime racore është përdorimi i zgjatuesve kimikë të flokëve, të cilët përmbajnë substanca toksike si formaldehidi dhe ftalatet, të cilat janë të lidhura me zhvillimin e kancerit. Sipas të dhënave, rreth 95% e grave me ngjyrë nën moshën 45 vjeç në SHBA i kanë përdorur këto produkte të paktën një herë në jetë.

Aktualisht nuk ka një test rutinë për zbulimin e hershëm të kancerit të mitrës, por modelet kompjuterike sugjerojnë se nëse do të ekzistonte një test efektiv për gratë në moshën 55 vjeç, rastet e diagnostikimeve do të uleshin ndjeshëm.

Pavarësisht shifrave shqetësuese, Elkin shprehet optimiste për të ardhmen falë trajtimeve të reja si imunoterapia dhe terapitë e bazuara në biomarkues. 

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërhyrjeve në nivel popullate për të reduktuar rrezikun, përfshirë trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit me ilaçet e reja për humbje peshe.

Artikulli paraprak77% e grave besojnë se kanë “shqisën e gjashtë” kur marrin vendime të mëdha
Artikulli i rradhës Placenta, çelësi për parashikimin e rreziqeve gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.