Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ajri i ndotur rrit rrezikun për meningioma, paralajmërojnë studiuesit

Jetë 10/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve më të larta të ndotjes së ajrit lidhet me një rrezik më të lartë për meningiomën, një lloj tumori truri që zakonisht nuk është kancerogjen, por mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Meningiomat janë lloji më i zakonshëm i tumoreve primare të trurit dhe rriten ngadalë, duke bërë që shpesh të kalojnë vite deri sa të zbulohen. Ato fillojnë në membranat që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Më së rrallë janë kancerogjene, por mund të shkaktojnë aftësi të kufizuara duke prekur indet, nervat ose enët pranë, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Në studim u ndoqën afro katër milionë të rritur në Danimarkë për 21 vjet. Rreth 16,600 persona zhvilluan tumore në sistemin nervor qendror, përfshirë 4,600 me meningiomë.

Studiuesit vlerësuan ekspozimin ndaj ndotjes së ndryshme të ajrit, si emetimet e trafikut dhe ndotja nga dizeli, gjatë një dekade.

Ata gjetën se personat me ekspozim më të madh ndaj ndotjes kishin rrezik më të lartë për meningiomë, por nuk u gjet lidhje e fortë me tumoret më agresive, si gliomat.

Rreziqet më të mëdha vinin nga grimcat ultra të imëta të shkaktuara nga tymi, shkarkimet e makinave dhe emetimet.

Studimi nuk provon se ndotja e ajrit shkakton meningiomë, vetëm tregon lidhje mes tyre.

Megjithatë, shton dëshmi për efektet negative të ndotjes në shëndet. Hulumtime të tjera tregojnë se grimcat ultra të imëta mund të kalojnë pengesën gjak-tru dhe të dëmtojnë indet cerebrale.

Studimi u botua në revistën “Neurology”, të Akademisë Amerikane të Neurologjisë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakBarbie prezanton kukullën e parë me diabet të Tipit 1
Artikulli i rradhës Agjencia e Mjedisit bën thirrje: Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.