Barbie ka prezantuar kukullën e parë me diabet të Tipit 1, njoftoi kompania Mattel.
Kukulla e re përfshin një monitor të vazhdueshëm të glukozës dhe një pompë insuline.
Dy pajisje mjekësore këto që përdoren, mbahen ose vendosen në trup nga personat që vuajnë nga diabeti i Tipit 1, një gjendje kronike ku trupi nuk prodhon fare ose prodhon shumë pak hormonin e insulinës.
Përveç kësaj kukulle, Barbie po prezanton edhe dy kukulla të tjera: një të instruktores së fitnesit të Peloton, Robin Arzón, në SHBA dhe një të modeles Lila Moss, në Mbretërinë e Bashkuar, të dyja mbështetëse të ndërgjegjësimit për diabetin e Tipit 1.


