Moda për disa është gjithmonë prioritet, por me prezantimin e kukullës së parë Barbie me diabet të tipit 1, kompania Mattel tregon se bota e lojërave për fëmijë mund të jetë gjithashtu një hapësirë për përfaqësim të vërtetë dhe gjithëpërfshirës të grupeve të ndryshme shoqërore.
Lila Moss, vajza 22-vjeçare e supermodeles Kate Moss dhe një figurë globale frymëzuese për personat me diabet të tipit 1, ka prezantuar kukullën e re Barbie me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfaqësimit për këtë gjendje kronike. Ajo është nderuar gjithashtu me një kukull unike të personalizuar sipas figurës së saj.
Sipas burimit Euronews, ky projekt është zhvilluar në bashkëpunim me organizatën Breakthrough T1D (më parë JDRF), e cila angazhohet prej vitesh në kërkime dhe mbështetje për personat që jetojnë me diabet të tipit 1, transmeton Gazeta Shneta.
Kukulla mban një veshje me pika blu – dhe dizajn që përfaqësojnë simbolikën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për diabetin – dhe përfshin pajisje të domosdoshme për trajtimin e përditshëm, si monitori i vazhdueshëm i glukozës (CGM), pompa e insulinës dhe aksesorë të tjerë.
Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune kronike që shkakton mungesë të prodhimit të insulinës dhe kërkon trajtim dhe kontroll të përditshëm. Nuk lidhet me stilin e jetesës apo ushqimin, dhe shpesh shfaqet edhe tek të rriturit.
Kukulla është pritur me entuziazëm nga komuniteti me diabet tip 1. /Gazeta Shneta/


