Një studim i ri ka zbuluar se 19% e ushqimeve dhe pijeve të paketuara në SHBA përmbajnë ngjyrosës sintetikë, të cilët lidhen me probleme të sjelljes tek fëmijët, si hiperaktiviteti dhe mungesa e vëmendjes.
Ngjyrosësit gjenden më shpesh në produkte që u drejtohen fëmijëve, si ëmbëlsirat, drithërat për mëngjes dhe pijet me sheqer. Këto produkte përmbajnë edhe mesatarisht 141% më shumë sheqer sesa ato pa ngjyrosës.
Markat si Ferrero, Mars dhe PepsiCo janë ndër më problematiket për përdorimin e tyre. Edhe pse FDA ka kërkuar që kompanitë t’i heqin këta aditivë, shumë nuk e kanë zbatuar këtë.
Ekspertët kërkojnë etiketa paralajmëruese, ndërsa u bëjnë thirrje prindërve të kontrollojnë përbërjen e produkteve dhe të shmangin ato me ngjyrosës dhe sheqer të lartë./Gazeta Shneta/


