Një studim ndërkombëtar tregon se matja e rezistencës së enëve të gjakut në kordën umbilikale dhe tru (raporti cerebroplacental – CPR) ndihmon në vendimmarrjen për kohën e lindjes te gratë që ndiejnë pak lëvizje të foshnjës në fund të shtatzënisë.
Kur CPR është jo normal, lindja përshpejtohet për të shmangur rreziqet për foshnjën. Kur CPR është normal, mund të pritet pa rrezik.
Kjo metodë redukton komplikimet gjatë lindjes dhe do të përfshihet në udhëzimet e ardhshme mjekësore, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu 1,684 gra dhe u prezantua në konferenca ndërkombëtare nga gjinekologia Sanne Gordijn.


