Kapsllëku kronik ndodh kur një person ka vështirësi në jashtëqitje për të paktën tre muaj. Edhe pse mund të shfaqet në çdo moshë, është më i zakonshëm tek të moshuarit.
Rreth 15% e popullsisë globale vuan nga kapsllëku kronik, që ndikon dukshëm në cilësinë e jetës. Studimet e mëparshme tregojnë se 15% deri në 30% e individeve mbi moshën 60 vjeç përjetojnë këtë problem, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
“Kapsllëku kronik është i përhapur tek të moshuarit dhe e dëmton ndjeshëm cilësinë e jetës,” thotë Dr. Kyle Staller, gastroenterolog dhe profesor në Harvard. Ai thekson se ky problem rrit kostot e kujdesit shëndetësor, me miliona vizita në klinika dhe urgjenca.
Në një studim të publikuar së fundmi në revistën “Gastroenterology”, Staller dhe kolegët e tij analizuan të dhënat shëndetësore të gati 96,000 personave me moshë mesatare 72.5 vjeç.
Ata vlerësuan ndikimin e pesë stileve ushqimore: dieta mesdhetare, dieta me bazë bimore, dieta perëndimore, dieta me pak karbohidrate dhe dieta inflamatore.
Sipas autorëve, kuptimi i lidhjes mes këtyre stileve të të ushqyerit dhe funksionit të zorrëve është thelbësor për të parandaluar kapsllëkun me kalimin e moshës.
Ky studim ka zbuluar se ndjekja e dietës mesdhetare apo asaj me bazë bimore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për kapsllëk kronik tek individët në moshë të mesme dhe më të moshuar. /Gazeta Shneta/


