Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet e zemrës dhe shtimi në peshë rrisin rrezikun për kancer të gjirit pas menopauzës

Femina 14/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) ka treguar se gratë pas menopauzës që janë mbipeshë ose obeze dhe zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare (CVD) kanë rrezik më të lartë për kancer të gjirit.

Ky studim u përqendrua në mbi 170,000 gra nga dy grupe evropiane, pa histori të mëparshme të sëmundjeve të zemrës, diabetit tip 2 apo kancerit të gjirit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë një periudhe mesatare ndjekjeje prej 11 vjetësh, u zbulua se për çdo rritje prej 5 kg/m² në indeksin e masës trupore (BMI), gratë që kishin zhvilluar sëmundje të zemrës kishin 31% rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Ky rrezik ishte dukshëm më i lartë krahasuar me gratë pa sëmundje të zemrës, të cilat kishin vetëm 13% rritje në rrezik.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje midis diabetit tip 2 dhe rritjes së rrezikut për kancer të gjirit.

Megjithatë, mbipesha mund të shkaktojë inflamacion kronik, nivele të larta të insulinës dhe çrregullime hormonale, të cilat ndikojnë negativisht si në shëndetin e zemrës, ashtu edhe në gjendjen e gjirit.

Pas menopauzës, estrogjeni prodhohet kryesisht nga indi dhjamor, përfshirë edhe gjirin. Kjo rritje e hormonit mund të nxisë zhvillimin e qelizave anormale dhe të rrisë rrezikun për kancer.

Studiuesit theksuan se lidhja midis obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të gjirit lidhet me procese të tilla si inflamacioni, rezistenca ndaj insulinës dhe çrregullimet hormonale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKush është “Riga Pharm”, rrjeti i barnatoreve që po e “pushton” Kosovën
Artikulli i rradhës Dieta mesdhetare dhe ajo me bazë bimore mund të ulin rrezikun e kapsllëkut tek të moshuarit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.