Kompania “Riga Pharm” është duke u shndërruar në rrjetin më të madh të barnatoreve private në Kosovë.
“Riga Pharm” është duke e “pushtuar” territorin e Kosovës me rreth 70 barnatore të hapura në dhjetra qytete.
Kjo kompani e themeluar në vitin 2013 nga pronari Arta Zeqiri, ka edhe depon e saj të licencuar nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
“Riga Pharm” vetëm këtë vit ka hapur 12 njësi të reja: Prishtinë (Aktash, Xhamia e Llapit, Dardani, Vranjevc, Santea), Klinë, Deçan, Podujevë, Pejë, Istog, Ferizaj dhe Rahovec.
Në këtë kompani janë të punësuar rreth 500 punëtorë.




