Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët amerikanë paralajmërojnë nga Florida: Katër të vdekur nga bakteret që ‘hanë mish’

Jetë 18/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një baktere e rrallë që “ha mish” ka vrarë të paktën katër persona në Florida këtë vit, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të këtij shteti amerikan.

Janë raportuar të paktën 11 raste të infektimit me bakterin “Vibrio vulnificus” gjatë muajve të fundit në qarqet Bay, Broward, Hillsborough dhe St. Johns në Floridën qendrore – një rajon i njohur për turistë dhe komunitete bregdetare.

“Në ujërat e zonave të ndryshme jetojnë shumë baktere,” ka deklaruar Daniel Egan, specialist i sëmundjeve infektive nga spitali Orlando Health.

Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë informacione të mëtejshme mbi viktimat. Në shumë raste, vdekja ndodh brenda dy ditëve nga shfaqja e simptomave.

Infektimi me këtë bakter është i rrallë, dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pranojnë mesatarisht 150 deri në 200 raste në vit.

Megjithatë, pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda. Vibrio vulnificus mund të shkaktojë nekrotizimin e fascies, një infeksion i rëndë që çon në vdekjen e shpejtë të indeve përreth plagëve të hapura. Shumë pacientë përfundojnë në kujdes intensiv, dhe në disa raste kërkohet edhe amputim i gjymtyrëve.

Shkalla e vdekshmërisë është rreth 20 për qind, ndërsa nëse bakteri hyn në qarkullimin e gjakut, mund të arrijë deri në 50 për qind. Në shumë raste, vdekja ndodh brenda dy ditëve nga fillimi i simptomave.

Bakteri zhvillohet në ujëra të ngrohta dhe të kripura në zonat bregdetare, si edhe në ujëra të përziera të kripura dhe të ëmbla. /Telegrafi/

Artikulli paraprakGreva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK vazhdon, të hënën hapen ofertat e reja
Artikulli i rradhës Menopauza e hershme rrit rrezikun e depresionit te disa gra

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.