Një studim i ri i publikuar në revistën Menopause tregon se disa gra që kalojnë në menopauzë para moshës 40 vjeç kanë rrezik më të lartë për depresion dhe ankth.
Rreziku është më i madh te ato që përjetojnë menopauzë shumë të hershme, e kanë për shkaqe gjenetike, kanë simptoma më të rënda apo mungesë mbështetje emocionale.
Studimi me rreth 350 gra zbuloi se 30% e tyre shfaqnin simptoma depresioni.
Mjekët theksojnë se terapia hormonale nuk e zvogëlon rrezikun e depresionit dhe se duhet fokus më i madh në mbështetjen psikologjike për këtë grup të ndjeshëm.
Nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar qasjet më të mira të trajtimit./Gazeta Shneta/


