Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto ushtrime ndihmojnë në menaxhimin e pagjumësisë

Jetë 23/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
insomnia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një meta-studim i ri tregon se katër lloje ushtrimesh – yoga, tai chi, ecja dhe vrapi – janë ndër metodat më efektive për përmirësimin e gjumit dhe trajtimin e pagjumësisë. Këto ushtrime rezultuan po aq të dobishme sa terapia kognitive-biheviorale për pagjumësinë (CBT-i), që aktualisht konsiderohet standardi i artë në trajtim.

Studimi analizoi 22 prova të kontrolluara me përzgjedhje të rastësishme dhe zbuloi se yoga dha rezultatet më të forta, ndërsa përfitimet nga Tai Chi ishin më jetëgjata – deri në dy vjet, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Yoga mund të rrisë kohëzgjatjen e gjumit me gati dy orë dhe të përmirësojë efikasitetin e tij me 15%, ndërkohë që ndihmon në rënien më të shpejtë në gjumë dhe në zgjimin më të rrallë gjatë natës.

Tai Chi përmirësoi ndjeshëm cilësinë e gjumit, duke shtuar pothuajse një orë gjumë të plotë dhe duke ulur kohën e zgjimit pas gjumit. Ecja dhe vrapi sollën një ulje të konsiderueshme të ashpërsisë së simptomave të pagjumësisë.

Pagjumësia prek rreth 16.2% të popullsisë globale, dhe në SHBA 14.5% e të rriturve kanë raportuar vështirësi për të rënë në gjumë ose për të qëndruar në gjumë gjatë një muaji të fundit.

Ndërsa CBT-i kërkon seanca individuale me terapistë, aktivitetet fizike janë më të aksesueshme dhe mund të integrohen më lehtë në stilin e jetesës.

Rezultatet e studimit, të publikuara në “BMJ Evidence-Based Medicine”, ofrojnë një qasje të thjeshtë dhe natyrale për ata që kërkojnë të përmirësojnë gjumin e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi japonez: Shëndeti i dobët oral lidhet me sëmundje kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës
Artikulli i rradhës Ilaçet GLP-1 ulin rrezikun për demencë, infarkt në tru dhe vdekshmëri te pacientët me diabet tip 2 dhe obezitet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.