Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspozimi ndaj PFAS, “kimikatet e përjetshme”, lidhet me rritjen e rrezikut për diabetin e tipit 2

Jetë 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se ekspozimi ndaj një grupi kimikatesh sintetike të njohura si PFAS – ose “kimikatet e përjetshme” – mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Shkencëtarët vlerësojnë se një në nëntë të rritur në mbarë botën jeton me diabet, dhe mbi 90% e këtyre rasteve janë të tipit 2, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Përveç faktorëve të njohur si obeziteti, gjenetika, mënyra e jetesës sedentare, pirja e duhanit dhe dieta jo e shëndetshme, kërkimet e mëparshme kanë treguar se edhe ndotësit mjedisorë – përfshirë ndotjen e ajrit dhe disa kimikate – mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes.

“Diabeti i tipit 2 është një sëmundje komplekse dhe gjenetika nuk e shpjegon tërësisht,” tha Dr. Vishal Midya nga Shkolla e Mjekësisë në Mount Sinai. Ai është autori korrespondent i studimit të botuar së fundmi në revistën “eBioMedicine”, i cili heton efektet e PFAS te të rriturit e shëndetshëm në Nju Jork.

PFAS gjenden në shumë produkte të përdorimit të përditshëm, si detergjentë, paketimet ushqimore, enët jo ngjitëse, veshjet kundër ujit, shkumë për fikjen e zjarrit dhe produkte rezistente ndaj njollave. Këta përbërës quhen “kimikate të përjetshme” sepse nuk shpërbëhen natyrshëm, duke ndotur ujërat dhe tokën, e potencialisht edhe ushqimin.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të 53,790 pjesëmarrësve dhe krahasuan nivelet e PFAS në gjakun e 180 pacientëve të sapodiagnostikuar me diabet me një grup të ngjashëm pa sëmundje.

Sipas Midya, ky është një nga studimet e para që heton ndikimin e PFAS në të rritur të shëndetshëm para se sëmundja të diagnostikohet klinikisht. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë në urgjencë pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit në Prizren, rasti po hetohet
Artikulli i rradhës Zbulim i ri: Si një hormon ndihmon kancerin të shmangë sistemin imunitar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.